Politika

“Hartimet propagandistike janë të pavlera”, Paloka i përgjigjet Xhaçkës: Në çdo vend të botës sot do ishe e shkarkuar dhe nën hetim

Nënkryetari Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së ministres Olta Xhaçka lidhur me padinë e dorëzuar në SPAK në adresë të saj.

Në një postim në facebook, Paloka shkruan se ministrja Xhaçka nuk dha asgjë përgjigje konkrete përvec propagandës lidhur me faktin se përse tenderi 1.5 milione euro per blerje mallrash ushqimore iu dha një kompanie kompjuterash.

Postimi i plotë:

Propagandë, propagandë, propagandë. Asnjë shpjegim nga Olta Xhaçka për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Asnjë përgjigje për pyetjet më të thjeshta të mundshme: Pse tenderi iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?

Olta Xhaçka ua ka këtë borxh shqiptarëve. Ajo nuk mund të “trimërohet” nga mungesa e veprimeve të deritanishme të SPAK. Hartimet propagandistike janë të pavlera. Në çdo vend të botës, me drejtësi të pavarur dhe në shërbim të qytetarëve, sot Olta Xhacka nuk do të ishte në zyrë duke shkruar hartime apo duke i dhënë tendera shokëve të burrit, por do të ishte shkarkuar dhe nën hetim!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button