Home / Rajoni / Greqia kontribuon në sigurinë energjitike të Europës

Greqia kontribuon në sigurinë energjitike të Europës

Antonis_SamarasNë çështjen e sigurisë energjitike dhe rolin e Greqisë në diversifikimin e furnizmit me energji të Europës është përqëndruar fjalimi i kryeministrit grek, Antonis Samaras në samitin Europë-Azi, në Milano.
Sipas burimeve qeveritare, Samaras tha se në një periudhë që Europa po lufton të garantojë sigurinë e saj energjitike, është vendimtar diversifikimi i burimeve dhe i rrugëve të energjisë. Kryeministri nënvizoi se në këtë kuadër Greqia ka ndërmarrë rolin krucial me hapjen e Korridorit Jugor, i cili do të bashkojë burimet energjitike të Kaspikut me tregun europian të energjisë. Samaras tha ky është një vizion afatgjatë, duke thënë shprehimisht se nuk po bëjmë thjesht gazsjellës, por po ndërtojmë ura bashkëpunimi.
Samaras tha më tej se Greqia po promovon kërkimet për hidrokarbure në territorin e vet dhe i mëshoi tenderave ndërkombëtarë për kërkim dhe shfrytëzim në dein Jon dhe në jug të ishullit të Kretës. Kryeministri shtoi se bashkepunimi i Europës me Azinë nuk është vetëm tregtar dhe ekonomik, dhe nënvizoi pasurinë kolosale kulturore të të dy kontinenteve dhe rëndësinë e shtimit të kontakteve përmes bashkëpunimit akademik dhe turizmit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: