Ekonomia

Ndihmë më të varfëve/ Grupi, Eurosig, Insig dhe UBA Bank 12 mijë pako ushqimore në 61 bashki

“ Grupi Eurosig, Insig dhe së fundmi bashkuar edhe UBA Bank, ose banka e zhvillimit islamik, duke parë edhe situatën e vështirë të popullit shqiptar, para 5-6 ditësh mori një vendim shumë të rëndësishëm dhe ndofta të vetmin unikal, që tu vijë në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë, nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Shkodër, nga Vlora në Peshkopi”.

“Duke filluar së bashku, në bashkëpunim me pushtetin vendor, në të gjitha bashkitë e vendit, grupi Eurosig Insig, ka shpërndarë deri tani 12 mijë pako ndihma ushqimore për familjet në nevojë. Me këtë rast, menduam që ti përgjigjemi sadopak nevojave të popullit tonë që vërtetë është në një situatë vërtetë të vështirë, por duke qenë së bashku do t’ia dalim mbanë edhe kësaj situate të vështirë”.

Duke parë edhe situatën e vështirë që vendi po kalon me pandemitë e COVID 19, grupi Eurosig dhe Insig, kanë vendosur të ofrojnë edhe bonuse për klientët e tyre.

“Gjithashtu, kisha për të njoftuar për media, që grupi Eurosig Insig, ka marrë iniciativën për të gjithë klientët e vet, për periudhën 13 mars, deri në fundmi e pandemisë, që besoj do të shkoj rreth 1 muaj, 1 muaj e gjysmë, të jap bonus për 1 muaj të gjithë policat e sigurimit, si të sigurimit të shëndetit, si dhe çdo lloj sigurimi tjetër.

Vetëkuptohet, që kjo iniciativë është për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë klientëve të vet dhe iu siguroj të gjithë klientët e Eurosigurt dhe Insigut”.

Me një shërbim të pandërprerë, grupi Eurosig-Insig, nuk operon vetëm fizikisht.

“Me vendimin e qeverisë, me aktin normativ, bankat, sigurimet dhe shumë biznese të tjera që janë të domosdoshme për t’iu qenë qytetarëve pranë, ne jemi 24/24 edhe online edhe fizikisht. Vetëkuptohet me staf të reduktuar, ashtu siç është edhe udhëzimi i qeverisë”.

“Po kështu iu kemi çuar edhe në shtëpi, polica t sigurimit, për qytetarët të cilët kanë pasur frikë të dalin nga shtëpia për shkak të policisë, menjëherë në bazë të numrit të telefonit dhe adresës së emailit, stafi ynë ka qenë i gatshëm që në kohë rekord tua çojë në shtëpi”.

Sipas Kadri Morinës, Presidenti të Eurosig, vendimi i qeverisë për të ndihmuar biznesin e vogël në këtë situatë është i nevojshëm, por ai thotë se pasoja do të ketë edhe biznesi i madh për të cilin nevojitet mbështetja e qeverisë.

“Por mendoj që qeveria ndoshta do të mendojë për një fashë të dytë për biznesin e madh, të cilët pasoja e tij, ndofta do të jenë pak të mëvonshme, por do jenë shumë të mëdha. Dhe mendoj që edhe me paketën e kredisë financiare që ka dhënë qeveria ndaj bankave, është një mundësi për biznesin e vogël, por mendoj që duhet të ketë një fashë tjetër edhe biznesi i madh që në një të ardhme shumë të shpejtë, biznesi i madh të arrije dhe ta rikuperojë veten sa më shpejt”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button