Home / Bota / Shkencëtarët, letër Shtëpisë së Bardhë: Koronavirusi nuk do të largohet as kur të rriten temperaturat

Shkencëtarët, letër Shtëpisë së Bardhë: Koronavirusi nuk do të largohet as kur të rriten temperaturat

Por këtë e ka mohuar paneli në fjalë i shkencëtarëve, ku në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë thuhet se koronavirusi nuk do largohet edhe pasi koha të ngrohet. Në letrën e tyre, anëtarët e një komiteti të Akademisë Kombëtare të Shkencave kanë thanë se ekzistojnë disa prova që tregojnë se temperaturat e larta ndikojnë kundër koronavirusit, por imuniteti i njerëzve është shumë i dobët ndaj tij, prandaj nuk do jetë aq e lehtë për ta parandaluar.

“Ekzistojnë disa prova që sugjerojnë se koronavirusi mund të transmetojë më pak efikasitet në mjedise me temperaturë më të lartë, sidoqoftë, duke pasur parasysh mungesën e imunitetit të hostit globalisht, kjo ulje e efikasitetit të transmetimit nuk mund të çojë në një ulje të konsiderueshme të përhapjes së sëmundjes”, thuhet në letër.

Letra vuri në dukje shembullin e një studimi në Kinë, ku tregonte se edhe në kushte maksimale të temperaturës dhe lagështisë, virusi përhapet në mënyrë eksponenciale. Letra thekson se virusi po përhapet edhe në vendet me mot të ngrohtë.

“Duhet të kemi parasysh se edhe vendet që aktualisht kanë një klimë verore si Australia dhe Irani, po përjetojnë përhapje të shpejtë të virusit. Nuk supozohet aspak një rënie e rasteve me koronavirus nga klima e ngrohtë apo lagështia e madhe, shkruhet në letër.

Shkencëtarët i dërguan këtë letër, Kelvin Droegemeier në Zyrën e Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë./CNN

Leave a Reply

%d bloggers like this: