Politika

Vucic: Shqipëria e Madhe makthi ynë dhe gjithë njerëzimit

vucic1810Kur duhen edhe katër ditë nga vizita e kryeministrit Rama në Beograd, ku autoritetet serbe ende nuk kanë vendosur nëse janë të gatshme për një gjë të tillë, gjuha diplomatike mes dy vendeve mbetet e tensionuar.
Kryeministri serb iu përgjigj deklaratës së bërë nga Kryeministri Rama një ditë më parë në rrjetet sociale ku tha se “Serbia Normale do të bëhet vetëm atëherë kur Serbia Reale të kuptojë që Shqipëria e Madhe është makthi i tyre, jo projekt i yni”.
Vucic u përgjigj po në rrjetet sociale. Ai shkruajti në Twitter se “njerëzit që thonë se Shqipëria e Madhe është makthi ynë, kanë absolutisht të drejtë, por s’është vetëm shqetësimi ynë”.
Ai shkoi edhe më tej duke e cilësuar “Shqipërinë e Madhe si makth për gjithë Europën dhe për gjithë njerëzimin, që sipas tij, Beogradi do të bëjë gjithcka që ka në dorë për ta parandaluar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button