Home / Rajoni / Maqedonia / Thellohet bilanci i viktimave në Maqedoninë e Veriut, 6 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve

Thellohet bilanci i viktimave në Maqedoninë e Veriut, 6 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve

Prej gjithsej  710 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 54 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 13 raste, Kumanovë 25, Shtip 1, Prilep 10, Tetovë 1, Veles 2, Gostivar 1. Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona shkon në 908.

Gjatë 24 orëve të fundit 6 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë. Katër viktima janë regjistruar  në Klinikën Infektive në Shkup dhe dy viktima në Spitalin e Qytetit “8 shatori”. Dy viktima janë nga Kumanova, një nga Prilepi, dy nga Struga dhe një nga Velesi. Me viktimat e fundit në vendin tonë, numri i rasteve me Covid-19 që kanë përfunduar me fatalitet tashmë shkon në 44.

Leave a Reply

%d bloggers like this: