Ekonomia

Shtyhet afati i pagimit të qirave edhe për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që ushtruan aktivitet

Qeveria vendos të shtyjë me 2 muaj pagesën e qirave edhe për ato sipërmarrje apo individë që realizojnë xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, pavarësisht nëse aktiviteti i tyre ka qënë i hapur.

Në Fletoren Zyrtare u publikuan ndryshimet në Aktin Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

“Të gjithë qiramarrësit, persona fizikë ose juridikë, me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, pavarësisht nëse e kanë të lejuar apo të ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020”, thuhet në Aktinn Normativ./a.gjonaj/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button