Politika

Xhafaj kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Të panevojshme!

Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm është shprehur sot kudnër ndryshimeve të propozuara nga Qeveria në kuadër të paketën Anti-KÇK.

Edhe lidhur me propozimin për dënimet në Kodin Penal për ndëshimin e rëndë të thyersve të karantinës në rastet e sëmundjeve infective, Xhafaj ka folur troc, duke atakuar madje edhe deputeten Bode, që bëri draftin.

Deklaratën e ka bërë gjatë mbledhjes online të Komisionit të sotëm parlamentar.

Ndërhyjet në kode janë ngjarje më rëndësi në një shtet të së drejtës. Duhet të jemi të kujdesshëm për këto nisma, nga kushdo që të vijnë, nga qeveria apo nga deputetët, sepse herë pas herë pasojat në jetët e njerëzve janë jetike.  S’duhet të jenë rrjedhe e emocioneve të politikës së ditës.

Duhet një konsultim i gjerë publik me ekspertët. Propozimet e sjella nga qeveria janë të panevojshme dhe të keqshkruara. Ato duhet të rregullohen dhe bëmë mirë që i shtymë”- tha Xhafaj, referuar propozimeve në kodin penal që kanë të bëjnë me Anti KCK.

Sa u takon masave për sëmundjet efektive, Xhafaj ka theksuar se duhet t’i reflektojmë edhe pse mund të cedojmë pak.

Qëllimi i koleges Bode në këtë rast janë të justifikuara. Janë qëllim-mira si ligjvënëse e mjeke. Ajo është ligjvënëse por nuk është një eksperte. Kuvendi ta ndihmonte zonjën me ekspertizën e nevojshme. Ka pasur prezantim të keq në publik që prodhoi tension të panevojshëm”-tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button