Arte

Provokim nga karantina/ Pas poezisë, Rita Petro po shkruan prozën e saj të parë

Rita si ka qenë krijimtaria për ju?

Krijimtaria ime personale ka shkuar vaj. Jam ndierë e frymëzuar. Kisha filluar të shkruaja nje libër dhe gjeta kohën e duhur për te izoluar vetveten. Dhe mendoj se nëse artisti nuk izolohet nuk mund të krijojë. Kam pasur shume miq te mitë ë kanë krijuar piktorë e muzikantë. Dhe unë e kam izoluar veten këtë periudhë dhe më ka ecur.

Ju gjithmonë e keni parë poezinë si provokim. Po këtë radhë do te vazhdoni të jeni provokuese?

Në fakt këtë radhë nuk e kam poezi, por prozë. Në prozë po shkruaj për herë të parë. Kështu që jam e emocionuar si mund ta presin lexuesit prozën time. Proza ime nuk ngjan me kronikën dhe prapë ajo do të ngjajë me poezinë.

Unë nuk mendoj se dikush e rilexon librin tim. Censuara fillon kur ti vendos ta publikosh. Kur je vetëm me vetveten mund të krijosh gjëra të mrekullueshme. Secili ka autocensurën e vet, por artistit i bën shumë dëm autocensura.

Sa mendoni se është e pasur me erotikën letërsia shqiptare?

Në letërsinë shqipe mund të mos jetë një drejtim erotik dhe këtu flitet per erosin si filozofi. E kemi tek Koliqi, Kuteli, Migjeni. Por si drejtim letrar nuk është si në vendet e tjera të botës….Nënvetëdija do akoma kohë që të shkruhet një letërsi mbi bazën e nënvetëdijes.

Zonja Petro sa mendoni ju se këto janë kohë te përshtatshme për erotikë?

Pse jo. Ne fund te fundit kur to je i izoluar dhe i mbyllur brenda vetës tënde luftën instinkti qe ngre krye. Është ai zëri i kundërshtimit. Por ne e dimë që në kohët më të vështira. Në kohën e kolerës dhe murtajës kanë lulëzuar edhe shkret për eroizmin, për dashurinë, për të dashurit që kanë ngecur larg njëri tjetrin. Pra mendoj që është një kohë shumë e bukur edhe për erotizmin. Është përmendur Kamy dhe Markez. Por mu kujtua Romeo dhe Zhulieta, kur Romeos nuk i shkon lajmi për shkak se lajmësi është me murtajë. Kjo tregon qe janë disa kohë ku izolimi mund të shkaktojë dhe drama. Edhe sot shumë njerëz kanë ngelur larg njëri tjetrit…por aman truri është i lirë dhe na ngjall dëshira që ne na mungojnë.

Ju së fundmi jeni bërë pjesë e librit të karantinës. Na shpjegoni pak më tepër..

Nuk ka një tematikë që lidhet vetëm me karantinën. Nuk ka kufizime. Gjithkush do të dorëzojë  librin që edhe sikur ta ketë filluar më parë e ka mbaruar këtë kohë. Është një nxitje dhe ne në komision ramë dakord që te mos na dorëzoheshin librat me ermin e autorit por vetëm me atë që është shkruar.

Urojmë të jeni mire. Mesazhi juaj..?

Kjo është një pranverë e bukur. Mund ta shijojmë nga dritaret nga ballkonet. Le të mendojmë në mënyrë pozitive dhe të durojmë sepse shumë shpejt do të na shijojë më tepër liria e munguar.

Të durojmë në emër të jetës! Faleminderit!

Jetona Koçibelli

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button