Ekonomia

5-vjecari 2009-2013: Tregtia shqiptare rriti eksportet dhe hartën gjeografike të tyre

eksportNë periudhën 5-vjecare 2009-2013 defiçiti tregtar ka ardhur duke u përmirësuar, pasi ka shënuar ulje mesatare vjetore me 3,4 %.
Sipas INSTAT, rritja mestare vjetore e eksporteve shqiptare në periudhën 2009-2013 llogaritet në 25,1 %.
Gjatë periudhës 2009-2013, eksportet në vlerë shënuan rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Spanjës, Kinës dhe Kosovës dhe në krahasim me periudhën e para vitit 2009, harta e eksporteve shqiptare ka pësuar diversifikim të ndjeshëm.
Kështu, në vitin 2013 eksportet me Italinë zunë 46,3% të eksporteve nga 62 % që zinin në 2009; me Spanjën zunë 9,8% të eksporteve nga 1,2% që zinin në vitin 2009; me Greqinë zunë 3,2% të exporteve nga 7,4% që zinin në 2009.
Por, ndryshe paraqitet ecuria e importeve, që shënuan rënie në vitin 2009, u rritën në vitet 2010-2011 për t’u ulur përsëri në vitin 2012, ndaj për pasojë, në 5 vitet 2009-2013, rritja mesatare vjetore llogaritet në 3,6 %.
Grup produktet që dominuan importin për periudhën 2009-2013 janë: “Produkte minerale”, “Makineri, pajisje mekanike dhe elektrike” dhe “Metale bazë dhe artikujt prej tyre”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button