Rajoni

Prokuroria kërkon daljen para gjyqit të dhjetëra personave për çështjen e ”Agimit të artë”

aaa797Nxjerrjen para gjyqit të 70 personave, mes të cilëve edhe shefin e partisë dhe gjithë deputetët e ”Agimit të artë” ka kërkuar prokuroria greke nëpërmjet përfaqësuesit të saj në këtë çështje, Isidoros Dojakos.

Në pretencën prej 700 faqesh, prokurori kërkon që të dalë para trupit gjykues gjithë grupi parlamentar i ”Agimit të artë” për të gjitha aktet që argumentojnë akuzën për veprimtari kriminale. Shefi i partisë, Nikos Mihaloliakos dhe gjithë deputetët akuzohen për krijim dhe drejtim organizate kriminale.

Gjithashtu, për Mihaloliakos dhe pesë deputetë të tjerë, prokurori kërkon që të gjykohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Për argumentimin e vendimit të tij, prokurori u është referuar gjithë akteve kriminale të ”Agimit të artë” si vrasjes së muzikantit antifashist Pavlos Fisas, vrasjen e një emigranti pakistanez, sulmin ndaj aktivistëve të Partisë Komuniste dhe deri në sulmin ndaj një grupi emigrantësh pakistanezë në ishullin e Kretës.

Prokurori nënvizon në pretencën e vet se “nuk është e ligjshme një parti që synon arritjen e objektivave me përdorimin e dhunës apo të armëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button