Bota

Pence: SHBA ka teste të mjaftueshme për fillimin e fazës së rihapjes

 Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë teste të mjaftueshme për çdo shtet, që të fillojë fazën për rihapjen e vendit të paraqitur nga Shtëpia e Bardhë.

“Sipas vlerësimeve tona më të mira, kemi mjaftueshëm kapacitete testimi për çdo shtet në Amerikë, nëse plotësojnë kriteret e reduktimit të rasteve dhe kanë kapacitet të mjaftueshëm spitalor për çdo skenar të mundshëm”, theksoi Pence.

Komentet e tij vijnë pasi disa guvernatorë të shtetit dhe ekspertë të shëndetit publik kanë paralajmëruar ditët e fundit se testimi ishte i papërshtatshëm për të identifikuar dhe frenuar shpërthime të reja të koronavirusit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button