Bota

OBSH paralajmëron: Më e keqja e koronavirusit akoma nuk ka ardhur

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se bota duhet të veprojë së bashku në një shkallë kombëtare dhe globale për të kapërcyer pandeminë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se “më e keqja ende nuk ka ardhur” nga shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmes një video-konferencë tha se bota duhet të veprojë së bashku në një shkallë kombëtare dhe globale për të kapërcyer pandeminë.

Ai përsëriti thirrjet e tij për solidaritet global dhe unitet kombëtar dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, më shumë njerëz do të vdesin.

“Pa këta të dy, na besoni, na pret më e keqja. Le ta parandalojmë këtë tragjedi. Ky është një virus i tillë që shumë njerëz ende nuk e kanë kuptuar. Ky virus ka lloje të reja të shprehive ngjitëse. Është shumë ngjitëse ashtu si gripi. Është një vrasës serioz si SARS dhe MERS. Ka kombinime të rrezikshme”, tha ai.

Ai gjithashtu mohoi pretendimet e SHBA-së që OBSH-ja fshehu informacionet nga vendet anëtare.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button