Home / Ekonomia / ERE pezullon shqyrtimin e aplikimit nga OSHEE për përcaktimin e tarifave sipas nivelit të tensionit

ERE pezullon shqyrtimin e aplikimit nga OSHEE për përcaktimin e tarifave sipas nivelit të tensionit

“Me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, janë kufizuar një sërë lirish kushtetuese e mes të tjerave është kufizuar aksesi në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë, tubimet, etj., dhe për institucionet publike edhe aktivitetet në minimumin e domosdoshëm. Me marrjen e këtyre masave të jashtëzakonshme, ERE ndodhet në kushtet e pamundësisë për të organizuar seanca publike apo teknike si dhe për të vijuar normalisht procesin e konsultimit me të licencuarit apo me aplikuesit si dhe palët e interesit”, thuhet në njoftimin e ERE-s.

Nisur nga këto rrethana, ERE vendos lënien në fuqi të tarifave të deritanishme të përdorimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për nivelet e tensionit.

Kështu, tarifa e shërbimit të shpërndarjes në nivelin e tensionit 35 kV është 1,5 lekë kwh, në nivelin e tensionit 20 kV tarifa është 3,9 lekë/kwh, ndërsa tarifa mesatare e shërbimit të shpërndarjes është 4,79 kwh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: