Kosova

Një femër në krye të diplomacisë kosovare, kush është Meliza Haradinaj?

Meliza Haradinaj do të drejtojë diplomacinë kosovare. Kjo është arritur sot nga marrëveshja Mustafa-Haradinaj, ku Ministria e Jashtme i është lënë AAK bashkë me ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ministrinë e Drejtësisë, ministrinë e Arsimit dhe postin zëvendës i kryeministrit. Të gjithë emrat për ministritë janë nga AAK teksa bie në sy që Ramush Haradinaj apo i vëllai Daut Haradinaj nuk do të marrin poste.

Po kush është Meliza Haradinaj?

Ajo ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i kreu në Universitetin e Oxfortit, përmes bursës së qeverisë britanike, në drejtimin Diplomaci.

Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. Ajo u zgjodh asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare. Meliza ka qënë këshilltare politike në Qeverinë Haradinaj.

Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës.

Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button