Politika

Nuk do të ketë ulje të pagave dhe pensioneve për asnjë arsye në botë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të ketë ulje të pensioneve dhe të pagave.

Në komunikimin live me qytetarët, Rama sqaroi qëndrimi zyrtar, sipas se cilit, nuk do të ketë prekje të pensioneve dhe pagave, përveçse për t’i rritur ato.

“Për sa i përket qëndrimit zyrtar të qeverisë dhe timit, kurrë asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë për arsyet e stërthëna prekje të pensioneve apo të pagave. Përkundrazi, nëse do të preken, do të preken vetëm për t’u rritur. Nuk do të preken për t’u ulur, për asnjë arsye në botë. Shkurt, thjeshtë, copë. Është vërtetë një situatë disi e vështirë kur duhet të përballesh me transformimin e një fjale të thënë diku, në një akuzë që kthehet drejtpërdrejtë kundër qeverisë kundër meje, që paskam një plan të rrezikshëm kriminal për të goditur pensionet dhe rrogat dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër, të paktën unë nuk kam gjetur rrugë tjetër, që të mos i marrin seriozisht dhe të qeshim pak me këta”, – tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button