Home / Kosova / Pacolli mbërrin në Prishtinë: Jam frikësuar se mund të kryhet akt terrorist në aeroplanin tim

Pacolli mbërrin në Prishtinë: Jam frikësuar se mund të kryhet akt terrorist në aeroplanin tim

I pyetur nëse do të vendoset në karantinë, kreu i AKR-së tha se nuk e di për procedurat e mëtejshme.

“Absolutisht nuk e di. Unë kam ardhur me aeroplan, kam kryer procedurat dhe çka do të ndodhë nga këtu e tutje, nuk e di, por nuk rezistoj. Unë i respektoj normat që janë marrë për të gjithë, ashtu edhe për mua. Nuk do ta toleroja asnjëherë që ndaj meje të ketë përparësi apo mangësi. Nëse ka rregull që është aplikuar për të gjithë qytetarët e Kosovës, atëherë unë do ta zbatoja”, ka thënë ai.

Pacolli është ankuar në deklarimet e ushtruesit të detyrës së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Nuk më ka pëlqye deklarata e ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshme e cila qenë e transmetuar në të gjitha televizionet ballkanike. S’ka pasur televizion në Serbi që e ka pasur titull deklaratën e tij se nëse gjendet në territorin e Kosovës, ai do të arrestohet. Kjo është e papranueshme… Postimi i kryeministrit në ikje Albin Kurti nuk më ka pëlqyer, ai më ka bërë thirrje për konfrontim. Unë nuk jam kriminel, jam qytetar, e dua këtë shtet dhe krejt punën që e bëj këtu, vjen nga vullneti im”, tha Pacolli.

Për më tepër, kreu i AKR-së ka thënë se është frikësuar se mund të kryhet akt terrorist në aeroplanin e tij, e cila ka qenë edhe arsyeja që ka ateruar në Tiranë.

“Kam qenë dy muaj i vetizoluar me përgjegjësi me familjen time. Ditën kur kam dashur të vij në Kosovë e kam kryer testin. Testi ka rezultuar negativ… Unë fluturoj me një fluturake ku nuk kam asnjë forcë. Herën e parë jam frikësuar për herë të parë nga institucionet e shtetit tim se mund të kryhet akt terrorist në aeroplanin tim dhe kam aterruar në Shqipëri. Është hera e parë që frikohem nga një shtet”, ka thënë Pacolli.

Ai ndërkaq ka bërë ët ditur se ka kryer kontrollet mjekësore, porse nuk e di se nga do të shkojë pas aterrimit në aeroportin e Prishtinës.

“Sot jam kontrolluar, kam kryer procedurat dhe vazhdoj jam në dispozicion. Nuk e di kah do të më çojnë”, ka thënë Pacolli.

Pas konferencën në aeroportin e Prishtinës, eskorta e kreut të AKR-së ka arritur në rezidencën e tij në Hajvali.

Ardhja e tij në Kosovë bëhet në kohën kur pritet të shtunën votimi për Qeverinë e re, pjesë e së cilës pritet të jetë edhe AKR.

Pacolli ka pasur përplasje me Qeverinë në detyrë, e cila kërkonte që kreu i AKR-së pas hyrjes në Kosovë t’i nënshtrohet rregullit për izolim 14 ditor në Qendrën e Studentëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: