Politika

“Këta hëngrën lekët e tenderit për qentë” Basha shpërthen kundër Ramës: Marionetë e oligarkëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha, sonte ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si njeriun që punon vetëm për xhepat e oligarkëve.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Basha tha se qeveria nuk ka bërë kurrgjë për qytetarët në këto kohë të koronavirusit, por përkundrazi u ka shërbyer me tendera dhe miliona euro një grupi personash.

I pyetur nga Fevziu se cilën nga masat që ka marrë qeveria ai e quan të mirë, Basha tha me ironi se notën 10 kryeministri dhe qeveria e marrin për propagandën.

Basha është shprehur se nëse do të ishte kryeministër i vendit, gjëja e parë që do të kryente do të ishte anulimi i menjëhershëm i kontratave koncesionare, që sipas tij po tërheqin miliona euro në një kohë kur njerëzit përballen me vështirësi të jashtëzakonshme.

Basha: E dinë të gjithë që inceneratorët janë aferë korruptive, e dinë të gjithë brenda PS-së që kjo është një aferë korruptive e bandës së Lushnjes. Inceneratorët u shpikën për t’i vjedhur shqiptarëve 400 milion euro. Janë paratë që u paguan shteti inceneratorëve për të gjithë pjesën e kontratës. Pra pandemia çfarë ka bërë, ka ekspozuar shtetin e kartonit, që u godit nga tërmeti, se e mbani mend që nuk kishin as kazma as lopata. Tenderi i qenve ishte bërë, kush i hëngri lekët e tenderit? Qeveritarët.

Ishim të parët që kërkuam masa, gjendja e jashtëzakonshme vërteti jep qeverisë mundësinë për të kufizuar liritë e qytetarëve, por i jep edhe detyrën për të shpërblyer qytetarët për dëmin që i shkaktojnë këto masa shtrënguese. Kryeministri s’e ka problem relaksimin se ka gjithë atë oborr në Surrel.

Dje FMN ka nxjerrë përditësimin e shifrave që tregon se sa e madhe është gënjeshtra e qeverisë. Po flasim vetëm për ndihmën ekonomike, lere garancinë se ajo është kot s’ka përfituar asnjë, vetëm ndihma ekonomike është 0.8% kanë shpenzuar vetëm 27 milion euro. Kjo është e vetmja qeveri që edhe në kohë pandemie vjedh. Me tendera sekret. E ka për detyrë me ligjin për fatkeqësinë natyrore të dëmshpërblejë shqiptarët për masa që ka marrë, ky vazhdon ua jep oligarkëve. Ata katër kontraktorë kanë marrë miliona, i kemi denoncuar ne. Ua hapi thesarin dhe për 48 orë u shpërndau 22 milionë euro.

Fevziu: Cila është gjëja më e mirë që ka bërë qeveria këtë periudhë?

Basha: Propagandën e ka qarë. Regjimi i Facebook-ut. Kemi një qeveri të paaftë dhe të pakicës së oligarkëve. Ka 7 vjet që u rrit taksat shqiptarëve. Tani paratë shkojnë prapë për oligrakët. E dinë të gjithë brenda PS-së që iceneratorët, Edi Rama, Ahmetaj dhe Veliaj ia kanë dhënë bandës së Lushnjes dhe po vjedhin shqiptarët. Për mashtrimet dhe vjedhjet unë iu jap 10 me yll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button