Home / roze / “Tingujt e qetësisë”, Arilena Ara do të mbajë recital live në sheshin “Nënë Tereza”

“Tingujt e qetësisë”, Arilena Ara do të mbajë recital live në sheshin “Nënë Tereza”

Këngëtarja, e cila u përzgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”, do të mbajë një koncert recital live.

Koncerti do të mbahet në mes të Tiranës, në sheshin “Nënë Tereza” dhe fansat janë super të lumtur nga kjo surprizë.

Ende nuk dihet se cila është data që Arilena do të performojë, megjithatë lajmi po përhapet me shpejtësi në rrjet dhe këngëtarja po pritet me padurim.

“Sounds of Silence” (Tingujt e qetësisë), quhet recitali i Arilenës, i cili do të na bëjë të harrojmë për disa orë karantinën dhe situatën e vështirë të pandemisë.

““Sounds Of Silence”

E lumtur të ndaj me ju këtë lajm!

Recitali im live, nga Sheshi “Nënë Tereza””- shkruan Arilena krahas postimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: