Politika

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mbështesim përmbushjen e misionit kritik të medias

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri qëndron përkrah gazetarëve shqiptarë në përmbushjen e misionit kritik të medias në çdo vend demokratik e në çdo kohë, veçanërisht në kohë krize si kjo e pandemisë COVID19.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shprehet se “ne i mbështetim gazetarët shqiptarë në përpjekjet e tyre për kontrata pune të mirëfillta, për më shumë qasje në informacion, për liri shprehjeje dhe për më shumë profesionalizëm. Përsëritim rekomandimet OSBE që gazetarët të lejohen në veprimtari publike veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore; pronësia e medias të mos jetë e përqendruar; shpifja të hiqet nga Kodi Penal”.

“Nxitim vetërregullimin e medias si alternativë më e mirë se rregullimi qeveritar”, shprehet OSBE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button