Rajoni

Serbi, 157 raste të reja me koronavirus, që nga fillimi 189 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 157 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), kurse katër të tjerë kanë vdekur nga virusi.

Në 24 orët e fundit janë testuar 5.086 persona, deklaroi zv/drejtoresha e klinikës infektive Ivana Milosheviç, e cila theksoi se janë infektuar 3.08 për qind.

Aktualisht në spitalet e Serbisë janë shtruar 2.286 pacientë dhe 57 janë në respiratorë.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Serbi janë konfirmuar 9.326 raste, me 189 të vdekur dhe 1.426 të shëruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button