Ekonomia

Paketa e dytë ekonomike/ Tatimet: 75 818 aplikues kanë përfituar deri tani pagën e luftës

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaroi sot se pagën e luftës prej 40 mijë lekë e kanë marrë deri tani 75 mijë e 818 punonjës.

“Për paketën e dytë ekonomike për pagën e luftës prej 40 mijë lekë janë miratuar 30,020 kërkesa, ku 745 janë refuzuar dhe 10,167 janë në proces verifikimi. Nga paketa e dytë kanë përfituar pagën e luftës 84,826 punonjës, ndërsa 3,131 punonjësve iu është refuzuar”, – bën të ditur DPT.

Sipas DPT-së në total deri në 4 maj kanë aplikuar 31,275 biznese dhe 98,130 individë.

“Kjo pagesë është një e vetme dhe aktualisht e kanë marrë 75 mijë e 818 punonjës, ndërsa u është refuzuar  3137 punonjësve për arsye të ndryshme”, thekson DPT.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se “janë në proces verifikimi  për  10 mijë e 167 aplikime të tjera. Aktualisht me paketën e dytë financiare janë paguar mbi 3 miliardë e 32 milionë lekë”.

Qeveria shqiptare ka bërë të ditur se nga bonusi prej 40 mijë lekësh do të përfitojnë punonjësit e rafinerisë së Ballshit dhe  22 mijë familje me pamundësi ekonomike që kanë dalë nga ndihma ekonomike për shkak të pikëzimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button