Home / Arte / Autori amerikan, Colson Whitehead fiton Çmimin Pulitzer për herë të dytë

Autori amerikan, Colson Whitehead fiton Çmimin Pulitzer për herë të dytë

Autori amerikan, Colson Whitehead është bërë shkrimtari i katërt në botë që ka fituar për herë të dytë Çmimin Pulitzer në zhanrin trillim.

Autori afrikano-amerikan është nderuar për novelën “The Nickel Boys”, në të cilën shpërfaqet abuzimi ndaj disa djemve me ngjyrë në një shkollë në Florida.

Whitehead, 50-vjeçar nga Nju Jorku, ka fituar çmimin e njëjtë më 2017, në kategorinë e njëjtë për librin, “The Underground Railroad”. Para tij, vetëm, Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kanë fituar këtë çmim dy herë për zhanrin trillim.

Ndarja e çmimeve Pulitzer më 2020, është shtyrë për disa javë për shkak të koronavirusit. Përfaqësuesja për Pulitzer, Dana Canedy ka përmendur se ndarja e parë e këtyre çmimeve është bërë më 1917, në më pak se një vit para shpërthimit të Gripit Spanjoll.

Çmimet Pulitzer janë ndër nderet më të rëndësishme që u bëhen gazetarëve dhe autorëve me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: