Ekonomia

Do legalizohet hashashi për arsye mjekësore. Rama: Jemi konsultuar me ekspertë të huaj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ne nuk bëjmë asnjëherë një punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, dhe ekspertë të huaj të nivelit më të lartë”.

Gjatë një konference të përbashkët me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në Ditën e Europës, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me draftin që do të mund t’i hapte rrugë kultivimit të kanabisit në vend për arsye mjekësore.

Rama tha se “kemi thuajse një vit që punojmë për këtë draft dhe pak dhe do të jetë gati. Ne nuk bëjmë asnjëherë një punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, dhe ekspertë të huaj të nivelit më të lartë”.

Kreu i Ekzekutivit theksoi se Shqipëria mëson nga eksperiencat e të tjerëve dhe i adopton, por në kushtet e vendit tonë.

“Kështu edhe për këtë draft kemi konsultuar ekspertë të huaj, ekspertët tanë”, u shpreh Rama duke theksuar se “gjëja kryesore që ne bëjmë dhe që na ka dalë gjithmonë një ndihmë e madhe është konsultimi me eksperiencat e të tjerëve”.

“Shumë shpejt drafti do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik, ashtu si drafti për amnistinë fiskale, që është gati dhe fillimisht po diskutohet me disa institucione ndërkombëtare”, tha Kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button