Këtë e ka bërë të ditur në Twitter, zyra e BE-së.

“Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi dje se shumë shpejt do të jetë gati drafti për kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Rama tha se për këtë draft janë kryer konsultime me ekspertë të huaj e vendas.