Rajoni

COVID-19 – Kroacia hap kufijtë nën kushte speciale

Qytetarëve kroatë do t’u lejohet të hyjnë në Kroaci dhe të shkojnë jashtë vendit për arsye biznesi ose interesa të tjera ekonomike, ndërkohë që edhe shtetasit e huaj do të jenë në gjendje të hyjnë në Kroaci për arsye urgjente personale, deklaroi ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç, sipas dubrovniktimes.com.

Ai gjithashtu njoftoi se sot fillon faza e tretë e relaksimit të masave.

“Bashkimi Evropian ka bërë një rekomandim për të gjitha vendet anëtare dhe ne do t’i përmbahemi asaj për sa i përket zgjatjes së ndalimit ose rekomandimit që shtetasit e vendeve të treta nuk mund të hyjnë në BE deri më 15 qershor”, tha ai.

”Ky vendim vlen për vendet anëtare të BE-së, qytetarë të atyre vendeve, kështu që ky është qëllimi i Republikës së Kroacisë dhe ky vendim ka të bëjë me një numër aktivitetesh ekonomike dhe takimesh biznesi. Rekomandimet e Institutit Kroat të Shëndetit janë në përputhje me faktin se çdo kalim, çdo person që vjen nga ato vende në vendkalimet tona kufitare do të marrë udhëzime të qarta se çfarë dhe si do të veprohet”, tha Bozhinoviç.

”Ne besojmë se me bashkëpunimin e policisë kufitare, inspektimeve të tjera dhe natyrisht me shërbimin epidemiologjik, do të jemi në gjendje të monitorojmë dhe kontrollojmë këtë situatë”, theksoi ai.

“Sa për qytetarët kroatë që banojnë në Kroaci ose një vend tjetër, ata do të jenë në gjendje të hyjnë në Republikën e Kroacisë për arsye biznesi ose personale dhe t’u përmbahen rekomandimeve që do të marrin me shkrim. Shërbimet do të sigurojnë që ata të veprojnë në përputhje me udhëzimet”, përfundoi Bozhinoviç

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button