Home / Ekonomia / Përfitojnë mijëra shqiptarë/Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët deri 31 dhjetor, ja kategoritë

Përfitojnë mijëra shqiptarë/Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët deri 31 dhjetor, ja kategoritë

Pas marrëveshjes që kryeministri Edi Rama pati me homologun grek për personat e mbetur jashtë kufijve për shkak të mbylljes nga pandemia Covid-19, Greqia ka vendosur që të shtyjë automatikisht lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor 2020.
Sipas Ministrise Greke te Emigracionit, vendimi ka pezulluar  edhe procedurat e dokumentet dhe është ndërmarrë nga ministria e Emigracionit.

Gjithashtu, në Aktin Normativ urgjent për paketën e masave ekonomike e sociale të qeverisë greke, u përfshi dhe dërgimi me postë i lejeve të qëndrimit që janë miratuar, por nuk mund të marrin emigrantët.

Ndërkohë Greqia ka arritur një tjetër marrëveshje me Shqipërinë, për të marrë rreth 15 mijë punëtor për bujqësinë. Tashmë prej disa ditësh kanë filluar edhe aplikimet e para nga fermerët grek.

Konkretisht, kategoritë e përfshira në shtyrjen automatike të afatit të vlefshmërisë janë si në vijim:

1-Lejet e qëndrimit lëshuar me zbatimin e ligjit 4251/2014 dhe dekretin presidencial 106/2007 që skadonin nga 1 dhjetor 2019 deri në 11 mars 2020 dhe nuk u mundësua aplikimi për rinovim nga disponuesi, si dhe lejet e qëndrimit të të njëjtës kategori që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020, rinovohen automatikisht deri në 31 dhjetor 2020.

2-Vërtetimet e dorëzimit të kërkesës sipas neneve 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014 dhe vërtetimet speciale të qëndrimit në Greqi të nenit 25 të ligjit 4251/2014 të cilat skadonin deri në 11 mars e që rinovimi i tyre ishte i mundur sipas kritereve të parashikuara, si dhe vërtetimet e këtyre kategorive që skadojnë nga 12 mars deri në 30 qershor 2020, lejohet të rinovohen deri në 31 dhjetor 2020.

3- Për periudhën kohore nga data e skadimit të titujve të lejeve të qëndrimit të paragrafëve të mësipërm 1 dhe 2 deri në datën e aplikimit për rinovim konsiderohen automatikisht të vlefshme, pa asnjë detyrim lëshimi të një akti apo dokumenti ekstra ligjor vërtetues. Vlefshmëria e lejeve të reja të qëndrimit që do të miratohen për kategoritë e parashikuara në dy paragrafët e mësipërme (1, 2) fillon një ditë pas skadimit të afatit të mëparshëm.

4- Shtetasit e vendeve të treta, të cilët detyrohen gjatë afatit 12 mars-15 maj 2020 të aplikojnë për leje fillestare qëndrimi ose dëshmi qëndrimi të ligjshëm varur nga Vizë hyrje në territorin grek, sipas dispozitave të ligjit 4251/2014 dhe dekretit presidencial 106/2007, lejohen të dorëzojnë kërkesën përkatëse jo më vonë se 20 shtator 2020.

5. Vendimi nr. 12889/2020 (Β΄ 1086) shfuqizohet me botimin e këtij vendimi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: