Home / Opinion / Termi “ Grumbullimet fetare” nuk është i gabuar

Termi “ Grumbullimet fetare” nuk është i gabuar

Nga Stiljan DEDJA

Posteri i OBSH, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik  është me të drejtë një paralajmerim dhe përkujdesje për qytetarët dhe institucionet Shqiptare, në mënyrë që të bëhet i mundur kalimi me sukses i kësaj pandemie globale shumë të rrezikëshme, me sa më pak humbje jetësh njerzore. Aty apelohej për t’ju shmangur edhe “grumbullimeve me karakter fetar” si masë e domosdoshme në luftën kundër corona virusit  të rrezikshëm. Por reagimi ka ardhur nga kleriku katolik Dom Gjergj Meta, për termin e përdorur në këtë poster:  “Grumbullimet fetare”, sipas tij si një “term i pagjetur” dhe një “lapsus”, apo si një “poster problematik”. Kleriku i njohur ngre pretendimin, se në konceptin religjoz katolik nuk është i përshtatshëm përdorimi i termit “grumbullime fetare”, pasi sipas tij: grumbullimi ka të bëjë me masa amorfe dhe me gjëra lëndore. Sipas tij kjo shprehje i dha atij një ndjesi të pakëndëshme dhe  është një damkë, që po i  vendoset atyre në një poster institucional.

Në fakt fjala “grumbullim” ka shumë shtrirje dhe përdoret gjerësisht në fjalorin tonë si për njerëzit, ashtu edhe për sendet. Po të shfletosh “fjalorin e gjuhës shqipe” fjala “grumbullohem” përdoret për rastet kur bashkohemi me të tjerët, psh shkurtimisht: grumbullohemi rreth zjarrit, apo grumbullohemi tek sheshi, apo janë grumbulluar shumë njerëz. Pra kjo fjalë është shumë e përdorëshme për “grumbullimet njerëzore” dhe nuk të jep ndonjë ndjesi negative. Nuk e kuptoj për “grumbullimet fetare” merka kuptim negativ, sa për të provokuar një indinjatë dhe një reaksion jo të pakët nga ky klerik dhe nga politika!! Nuk mendoj se ministria e arsimit ka dashur të injorojë grupimet fetare, kur shprehet kështu, duke ditur edhe kontributin e madh të komuniteteve fetare, në përkrahje të vendimeve të qeverisë ndaj kufizimeve, apo në ndihmat e mëdha materiale të dhëna nga këto komunitete ndaj familjeve të varfra.

Ministria e arsimit apo çdo lloj tjetër institucioni shtetëror, nuk mun të shprehet me terma “biblike” apo “kuranore”, sepse është një institucion shtetëror dhe nuk u lejohet të flasin sipas “termave fetarë”, ashtu siç zotëria dëshiron, por vetëm termave gjuhësor dhe shkencor. Por zotëria i mëshon fort këtij fakti, sa ka nxitur edhe reagimin e disa personave opozitarë, të cilët po e çfrytëzojnë këtë gjë, për të sulmuar qeverinë në këto moment epidemie globale, të cilët duke mos e menduar dhe ditur se për çfarë bëhet fjalë. Z Gjergj Meta duhet ta kuptojë, se ky reagim mendoj i padrejtë për mua, mund të krijojë një acarim midis institucioneve fetare dhe atyre shtetërore, i cili deri tani është i qëndrueshëm dhe i pa cënuar, por që mund të cënohet lehtë me kontributin e tij. Jam i bindur, që as në ministrinë e shëndetësisë, as kudo në Shqipëri nuk mendon njeri se: “grumbullimet fetare” janë turma njeriz “keqbërësish”,  “pa formë”, që grumbullohen me force, për tju drejtuar institucioneve fetare!! Por është për tu çuditur se vetë ky zotëri nuk na thotë se si duhej të shprehej ministria në postim në këtë rast, por vetë e quajnë si një “lapsus” apo si një term i padrejt, që po i vendosej klerit. Në terminollogjinë fetare biblike, shpesh përdoret termi “Turma”, për njerëz që mblidhen apo grumbullohen. Atëhere sipas zotit Gjergj nqs do të përdornim terminollogjin fetare do të thonim: “Turma fetare”. Fjala “turmë” do të interpretohej si term “fyes” gjithsesi. Mendoj se fjala “grumbullime” është më e pranueshme se termi “turma: në këtë rast.

Zoti Berisha e quan si një term “fyes” dhe trakt ateisto-marksist. Ai qëllimisht analizon vetëm termin “Grumbullime” të shkëputur nga fjala “fetare” dhe i cilëson si tubime njerëzish keqbërësish, apo protestuesish që grumbullohen dhe shkojnë për tu falur, apo lutur në kishë apo xhami dhe jo që këta njerëz janë besimtarë, që drejtohen qetësish në institucionet e tyre. Jam i bindur që Ministria e shëndetsisë e përdor termin “grumbullimet  fetare”, me kuptimin e të “mbledhurit bashkë”, të disa apo shumë personave që besojn në Bibël  apo Kuran dhe që shkojnë në institutive fetare, për të kryer atje ritet e tyre fetare. Ne shpesh e përdorin të mbledhurin bashkë si një “grumbullim njerëzish”. Po pse kur z Sali grumbullonte njerëzit e partisë së tij para parlamentit, apo ndonjë institucioni tjetër këta persona të grumbulluar nuk ishin turmë protestuesish, keqbërësish,  por vetëm njerëz që luftonin  për idealet e ture? Po pse besimtarët nuk “mblidhen” apo “grumbullohen” nëpër institucionet e tyre fetare? Në fakt administrata nuk pretendon se i njeh termat Biblike apo Kuranore dhe me fjalën “fetare”, besoj se ata kanë dashur të përmbledhin të dyja këto besime. Unë do të shqetësohesha vetëm atëhere, nqs Ministria e Shëndetësisë nuk do ta bënte fare këtë përkujdesje ndaj besimtarëve të të gjitha besimeve në Shqipëri. Më tepër më shqetësoi fryerja artificiale e këtij “problemi”, deri gjoja në një “shqetësim të madh”!! Dihet që të gjitha qeveritë në Shqipëri, kanë respektuar rigorozisht institucionat fetare dhe kanë zbatuar me seriozitet të drejtat e institucioneve dhe besimtarëve të tyre. Nuk më duket se është bërë ndonjë gabim i madh “lemeritës” sa për tu “alarmuar”. Ndoshta mund të gjendet një “shprehje tjetër”, por që as vetë këta zotërinj klerikë nuk e dinë, përderisa nuk e thonë. E “bërtitura” e z Gjergj ndaj këtij problemi të paqenë, duket si një abuzim ndaj respektit të institucioneve shtetërore për klerin në Shqipëri.

Mendoj se termi “Grumbullimet fetare”  mund të thuhet edhe në forma të tjera. Ky i përdoruri nuk është aspak term “fyes”. Mund të thuhej që: të shmangni shkuarjet në kish apo xhami, apo në institucionet fetare. Qëllimi i këtij interpretimi negativ, i shërben vetëm dëmtimit të marrëdhënieve midis institucioneve fetare dhe shtetit dhe del si një problem shtesë, krahas atij që po kalojmë  të covid-19.

Leave a Reply

%d bloggers like this: