Ekonomia

Ministrja Denaj: 465 aplikime nga biznesi për garancinë e parë sovrane, janë alokuar 5.4 miliardë lekë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se deri tani janë 465 aplikime nga biznesi për garancinë e parë sovrane, janë në proces verifikimi nga bankat edhe 57 kërkesa të tjera ndërsa janë alokuar 5.4 miliardë lekë .

Në një intervistë në medie, ministrja Denaj u shpreh se garancia e parë bankare që është adresuar në mbështetje të biznesit për të krijuar likuiditet për pagesën e pagave po funksionon dhe bizneset mund të aplikojnë.

Sipas Denaj, bizneset që kanë aplikuar për garanci sovrane për pagat e punonjësve nuk do të paguajnë normën e interest, pasi këtë do ta mbulojë shteti tërësisht.

“Ata që kanë pasur shqetësim për normën e interesin tashmë kjo nuk është më. Ishte nevojë teknike, pasi politikat e riskut të çdo banke vendosin për aprovimin e kredisë”, tha Denaj.

Garancia sovrane 2 prej 15 miliardë lekësh, tha Denaj, shkon për kapital qarkullues e investime për bizneset në të gjitha fushat, për të akomoduar pas COVID-19 nevojat e tyre.

Denaj tha se garancia sovrane prej 15 miliardë lekësh përfaqëson një pjesë të të gjithë shumës që do të jetë e mundur për tu vendosur në shërbim të bizneseve.

“Në konceptin e ndarjes së riskut ne mbajmë 60% të tij dhe në një farë mënyrë biznesi mund të adresojë nevojat e tij për më shumë më të madhe se sa pjesa që garantohet nga qeveria, ndërsa banka do të mbajë 40%”, tha ajo.

Denaj informoi se norma e interesit është me një kufi që shkon deri në 5% dhe ka një afat 5-vjeçar.

Sipas saj, “ka një limit për biznesin me një shumë maksimale deri në 300 milionë lekë dhe limiti tjetër është pjesë e garancisë. Çdo bankë ka një shumë të caktuar që vjen si rezultat e llogaritjes së e përqindjes që ka ajo sot në portofolin e kredisë të krijuar në vite. Kjo pasi ne do të linim jashtë vëmendjes bizneset e mesme të vogla”, deklaroi Denaj.

Bizneset, tha Denaj, nuk do të paguajnë 6 muaj kredinë, por vetëm interesin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button