Kronika

Dorëzohet pas tre vitesh në arrati ish-shefi i policisë Vlorë, Jaeld Çela

Jaeld Çela, ish-shefi i Policisë së Vlorës është vetëdorëzuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Çela është dënuar për  “shpërdorim detyre” me 3 vite dhe 4 muaj burg po aq saç u dënua ish ministri Saimir Tahiri, por ish-shefi i policisë duhet t’i bëjë burg pasi i është shmangur drejtësisë, ndërsa Tahirit ju konvertua në Shërbim prove.
Çela akuzohej për tre akuza penale; “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Në nëntorin e 2017-ës, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të urdhëronte arrestimin e tre drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit: Jaerd Çelës, ish-drejtori i policisë së Vlorës; Gjergji Kohilës, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Bodes ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button