Opinion

Reforma nė Dretėsi nė vendnumėro! Nė 4 vjet asnjė funksionar i korruptuar i dėnuar?!

Petro Dhimitri, Gazetar

Populli e priti me shumė dashamirėsi dhe gėzim iniciativėn e SHBA-sė pėr reformėn nė drejtėsi. E vlerėsova si njė dhuratė tė madhe qė na vinte pėrtej oqeanit pėr tė ēliruar, mė nė fund, Shqipėrinė nga kasta e udhėheqėsve tė korruptuar tė PD-sė dhe PS-sė, plus LSI-nė, ose anasjelltas, sepse ato na kanė qeverisur qė pas rėnies sė diktaturės nga shkurti i vitit 1991.I thonė 30 vjet pluralizėm nėn drejtimin e vetėm tė dy- tre partive, dy bija tė PPSH-sė, tjetra  kundėrshtare, por qė nė krye tė saj u vendos njė komunist i piketuar nga Ramiz Alia. Populli shpresoi shumė te ata djem qė u ngritėn pėr lirinė dhe demokracinė me motivin qė ta bėnim Shqipėrinė si gjithė Europa. Pa kaluar shumė vite, mė tė ndershmit e mė tė zgjuarit e kuptuan se diktaturėn komuniste qė ishte shumė  e urryer mund ta akuzoje pėr krime nga mė monstruozet, po vetėm pėr njė gjė nuk e kritikoje dot me zė tė lartė, PĖR KORRUPSIONIN. Ne ishim tė pakėnaqur me faktin se anėtarėt e Komitetit Qendror dhe Byroja Politike trajtoheshin ndryshe nga populli. Kishin dyqanet e tyre pėr ushqime, kur nė treg mungonte mishi e deri vezėt. Nuk na vinte mirė qė televizorėve qė importoheshin u hiqej grupi i kanaleve, ndėrsa atyre jo vetėm grupi nuk u hiqej, po u ngrit enkas stacioni pėrforcues nė Dajt, etje, etje., qė pashallarėt e kuq tė mund tė shikonin sa mė qartė transmetinet e Italisė, Jugosllavisė apo tė ndonjė shteti tjetėr. Pak a shumė kėto ne i pėrflitnim nėn zė, sepse e quanim korrupsion, me qė, nė fund tė fundit, pa tė drejtė ata pėrfitonin diēka plus nga populli. Po ama kur ra diktatura dhe ish Presidenti i fundit komunist nuk kishte as njė apartament, qoftė 1+1 ku tė fuste kokėn, e kuptuam se ata  si pronė tė tyren patėn vetėm rrobat e shtatit.  As mobiljet e apartamenteve ku jetonin me qira minimale, si gjithė populli, nuk ishin tė tyret, por tė shtetit.

         Tani tė kthehem te pluralizmi. Dolėm tė zhgėnjzer kur u bindėm, sidomos qė edhe udhėheqėsit e PD-sė ( nga komunisto-socialistėt nuk pritshim shumė deri sa ata nuk hodhėn poshtė Enver Hoxhėn, qė  guxuan ta quanin  babanė e tyre) filluan  nė mėnyrė galopante tė pasuroheshin. Ata e mirėdinin se nė pluralizėm nuk mund tė qendrosh mot e jetė nė pushtet, prandaj gjatė katėr viteve qė populli u kishte besuar ta qeverisnin, nuk lanė gur pa lėvizur pėr t’u pasuruar sa mė shumė. Populli nuk thotė kot qė zogun mbaje sa e ke nė dorė, se po tė iku, aha, ai nuk kthehet mė. D.m.th. nuk do tė ishin mė nė ato poste. Po nuk ishin aq budallenj qė tė vinin dorė te arka e shtetit. Ajo inventarizohet rregullisht. Thesar pasurimi pėr ta u bėnė tenderat, procesi i privatizimit, kalimi i mallrave pa paguar doganė, bakshishet e majme nga qytetarėt qė kėrkonin  tė merrnin   leje nga mė tė ndryshmet, etje, etje .Pėr tė gjitha kėto pėrfitime nuk lihej as edhe njė gjurmė me shkrim. Askush nuk mund t’i kapte. Prokuroritė dhe gjykatat e shikonin se ē’po ndodhte. Nė vend qė tė vepronin, ata vetė filluan tė zhvasnin popullin duke e kthyer drejtėsinė nė ēdrejtėsi. Edhe ata u pasuruan shumė. Nuk kanė tė numuruar vilat luksoze tė ndėrtuara nga shtetarėt dhe juristėt, pa pėrmenduar apartemente, troje apo inkasimet inconjito nė bankat e ndryshme tė Botės. Pagat e tyre relativisht modeste nuk mund tė pėrligjin ato shpenzime. Jo vetėm kaq, po sa e sa politikanė e shtetarė  mbulojnė  me shpenzimet e tyre fėmijėt pėr  studime jashtė shtetit… Po shtoj kultivimin dhe tregėtimin e drogės qė mori pėrmasa tė paimagjinueshme. Shtetarėt i mbyllėn sytė pėr Lazaratin, i  njohur edhe nė Europė pėr drogėn. Doemos, liderėt tanė pėrfitimin do ta kenė patur tejet tė madh. Ec e vėrtetoje?!
        Kėta hajdutė elitarė qė bėnin dhe bėjnė vjedhje ordinere  e dinin se njė ditė do tė vdisnin , me qė vdekja ėshtė ligj i natyrės, po as nuk u shkonte nė mend se  nga Washingtoni shpėtimtar do tė hidhej ideja e Reformės nė Drejtėsinė Shqiptare, e vetingut. Ishin tė bindur 100 pėr qind se qenė  tė vetmit zotėr tė plotpushtetshėm dhe tė plotfuqishėm tė Shqipėrisė. Ata mund tė bėnin ē’tė donin. Askush nuk do tė mund tė guxonte t’u kėrkonte llogari. As partia opozitare, sepse edhe liderėt e tyre janė me prona deri nė fyt. Ata kacafyten, grinden dhe bėjnė sikur fyejnė njeri tjetrin vetėm pėr tė siguruar ose pėr tė marrė karriken e pushtetit, kėtė ēelės magjik marramendės tė pasurimit. E duan pėr tė vjedhur edhe mė shumė. E ngritėn nė art demaskimin e ndėrsjelltė pėr korrupsionin , po asnjė qeveri gjatė rrotacioneve PD-PS  nuk dėrgoi pėr gjykim ndonjė kryelider  qė tė dėshmonte se si i ka ndėrtuar ato vila, apartamente, hotele apo si i ka blerė ato troje edhe nė bregdet… Dritėshkurtėrve nuk u shkonte nė mendje se personeli i Ambasadės Amerikane, qė e kishte dhe e ka gjendjen e Shqipėrisė nė pėllėmbė tė dorės, do ta gėlltiste nė heshtje kėtė lloj KORRUPSIONI SHTETĖROR. Thjesht mendonin se kjo nuk u takon tė huajve.  Do tė ishte njė ndėrhyrje flagrante e paprecedent nė qeverisjen e njė shteti tė pavarur… Amerikanėt dhe Europa pritėn gjatė, studjuan situatėn me themel. Ambasadorėt e tyre pėrcollėn faktet nė Washington dhe nė Bruksel. Europa zyrtare konfirmoi  pa ngurrim qė Shqipėria ėshtė njė shtet i korruptuar. Ky ishte sinjali i parė. Ai ishte njė ndihmė e vyer  pėr liderėt tanė tė cilėt, po tė ishin tė zgjuar, do tė kishin hequr dorė menjėherė nga korrupsioni galopant, nga vjedhja sistematike  qė i bėnin dhe i bėjnė popullit fukara. As nuk u shkoi nėpėr mend se si mund tė hapen dyert e Europės pėr shtetarė, partiakė dhe juristė, qė bota i cilėson si hajdutė ordinerė qė kanė zėnė pėr gryke njė popull tė tėrė?! Kujtuan se  pėrgjithmonė do tė ishin pronarė tė partive qė themeluan ose qė i drejtojnė dhe bosa tė korrupsionit. Kot nuk i thonė, ”Ndalu beg, se ka hendek!”  Vėrtetė shkoi pak gjatė, mbi 25 vjet, veē ama zgjidhja u gjet. SHBA hartoi enkas pėr Shqipėrinė Reformėn e Drejtėsisė, qė populli e quan  thjesht VETINGU. Pėr Presidentin, Kryeministrin, ish kryeministrat ,ish Presidentėt dhe ministrat dhe pėr shumė nga tė gjithė ishėt dhe funksionarėt e lartė ky lajm ishte  njė shigjetė ogurzezė qė vinte nga qielli nė njė ditė tė kthjellėt. Pėr ta rrefuzuar nuk kishin kėllqe. E dinin dhe e dinė mirė se nuk mund t’i kundėrvihen si Amerikės dhe Europės. Edhe ata pak qė u treguan si enthusiastė dhe u buzėqeshėn amerikanėve, nė mendje thoshin,” Ohu, nuk kanė ē’tė na bėjnė. Ka pėr tė dashur shumė kohė qė tė na luajnė vendit, se na ka zgjedhur populli. Amerikanėt kemi pėr t’i xhiruar mirė. Ligjin kemi pėr ta zvarritur…” Doli vėrtet ashtu si menduan.  Zvarritje, ngurime, luhatje, mosdashje dhe dyshime sa tė duash pėr ligjin. Nuk mund kurrsesi tė pranonin qė trupi gjykues tė ishte me juristė tė huaj…Vetėm kėmbėngulja e amerikanėve bėri qė ndryshimet nė Kushtetutė pėr Reformėn nė Drejtėsi, pra pėr vetingun, tė miratohej. Ishte viti 2016. Drejtėsia shqiptare  hyri nė njė epokė e re.
 Tė parėt nė komisionin e pavarur tė kualifikimit kaluan prokurorėt dhe gjyqtarėt.  Gjysma e tyre nuk mundi ta kalonte klasėn. Ēdo tė thotė kjo? Ėshtė fare e thjeshtė. Me tė ardhurat nga paga si juristė, ata nuk mund tė justifikonin pasurinė qė kishin vėnė. Nuk mundėn as tė vėrtetonin se nga i kishin huajtur paratė pėr investimet e tyre. Me njė fjalė, siē thotė, populli ata thjesht kishin vjedhur.  Nė ē’mėnyrė? Prokurorėt merrnin para nėn dorė pėr tė zbutur ose pėr  tė liruar kriminelėt nga akuzat. Nuk bėhet fjalė pėr pak para. Gjyqtarėt i merrnin para njerės palė dhe e nxirrrnin fituese, edhe kur nuk kishte tė drejtė. Mendoni sa shumė gjykime nė njė muaj dhe sa shumė para kanė fituar ata ndėr vite  duke shpallur fitues mashtruesit ose thjesht atyre qė nuk u takonte. Kur populli priste qė pėr kėta tė korruptuar ose thėnė mė qartė hajdutė ordinerė tė fillonin proceset gjyqėsore, edhe sot pas mė shumė se dy vjetėsh shteti bėn sehirxhiun?! Pse duhej  pritur krijimi i SPAK-ut pėr kėta juristė kur ēdo rreth ka prokurori dhe gjykatė ku vazhdojnė proceset pėr ēdo rast vjedhjeje ose padi civile e penale?! Me sa duket, shteti hesht se ka patur njė kompromis tė heshtur me drejtėsinė. Kompromisi ishte, tė dy palėt tė mbyllnin sytė pėr tė mos ia nxjerrė petet lakrorit. Ėshtė pėr t’u ēuditur e deri pėr tė vėnė duart nė kokė pse opozita qė nė shumė raste qimen e bėn tra, hesht dhe vetėm hesht?! Janė rreth ose mė shumė se 100 juristė hajdutė tė cilėve nuk po u hyn ferrė nė kėmbė. Dy javė mė parė SPAK-u njoftoi se po fillon hetimin e atyre gjyqtarėve dhe prokurorėve qė dhanė dorėheqjen pėr tė mos kaluar nė veting. Bukur. Edhe kėta juristė duhet tė hetohen, po pse ata qė janė rrėzuar nga vetingu po lihen nė ”harresė ”? Pėr ata dokumentacioni pėr pasurinė qė ata nuk e mbrojtėn dot ekziston brėnda sistemit tė drejtėsisė. Ē’pritet mė?!
           Ka edhe mė pėr reformėn.
           U deshėn plot dy vjet e gjysmė tė ngrihej Prokuroria Speciale, siē quhet SPAK-u. Nuk e dimė se sa ka pėr t’u dashur qė tė fillojė funksionimin edhe Byroja Kombėtare e Hetimit, e cila do tė ketė pėr detyrė hetimin e pasurisė sė kupolės shtetėrore. Dhe ajo ka pėr t’u shtyrė pa mbarim se asnjė nga liderėt tanė nuk dėshiron tė provojė shijen e ftohtė tė prangave nė duar dhe tė jetojė nė qelitė e burgut tė ri qė ėshtė ndėrtuar nė Shkodėr. Thonė se ėshtė projektuar enkas pėr kriminelėt e elitės politike.
          Ja pra, sa ngadalė po ecėn reforma nė drejtėsi. Kanė kaluar 4 vjet  dhe akoma kemi vetėm gjyqtarėt e prokurorėt  qė nuk e kaluan dot klasėn. As edhe njė i akuzuar apo i dėnuar nė njė shtet qė bota me tė drejtė e cilėson tė korruptuar. Kėta gurė apo shkėmbinj nėn rrota  reformės nė drejtėsi padyshim  ia kanė vėnė politikanėt tanė tė PD-PS-LSI. Si mund tė pėrshpejtojė procesin pėr kėtė reformė presidenti aktual i Shqipėrisė kur nga krijimi dhe funksionimi normal i Gjykatės Kushtetuese  do tė varet shqyrtimi i kėrkesės pėr shkarkimin e tij?! Zonja e nderuar Juri Kim, ambasadore e SHBA-sė, para pak ditėsh u kėrkoi  partive dhe qeverisė qė tė shpejtohet ngritja e kėsaj gjykate, sepse populli nuk pret dot mė. U bėnė shumė vite pa Gjykatė Kushtetuse. Janė shumė vite anormalie juridike e shkaktuar jo se mungojnė juristėt, por se secila parti kėrkon tė ketė njerėzit e vet nė atė trupė. Kjo do  tė thotė tė vazhdoj i qetė pasurimin, se nė Kushtetuese kam njeriun tim. Ditė mė parė u zgjodhėn edhe tre antarė tė tjerė tė Gjykatės Kushtetuese. Ajo ėshtė pjesėrisht e kompletuar dhe nuk mund tė fuksionojė normalisht me mangėsi tė ndjeshme pėr barrėn e madhe tė pėrgjegjėsisė qė ka….Shkaku i kėsaj vonese tė stėrzgjatur ėshtė se klasa politike e shikon edhe kėtė institucion, bashkė me SPAK-un dhe Byronė Kombėtare tė Hetimit si vatra qė kanė pėr tė firmosur fundin tyre. Ata e dinė mirė se pas vetingut tė drejtėsisė do ta ketė radhėn vetingu i politikanėve. Kėtė  nuk e duan dhe po bėjnė ēmos ta kalojnė nė kalendat greke. Ata shpresojnė dhe kanė pėr tė kėmbėngulur fort qė nė zgjedhjet e vitit 2021  tė kandidojnė pėrsėri. Kurrsesi nuk duan t’i lėshojnė frenat e pushtetit, tė paktėn edhe pėr 4 vjet.” Po 4 vjet nė liri pėr kėdo qė vendin duhet ta ketė nė qeli, nuk janė pak. ” Le tė kėmbėnguli zonja Juri Kim sa tė dojė. Fatin tonė e kemi ne nė dorė. Ne do ti themi po, po, Reformėn po e bėjmė dhe do ta shpejtojmė si na porosisni ju. Ju faleminderit qė po na ndihmoni. Vetėm kaq do t’i themi. Nuk jemi aq naivė  tė shpejtojmė Reformėn pėr t’i venė prangat vetes…”
           Zonja Juri Kim dhe  Ambasadori i Bashkimit Europian nė Tiranė, zoti Luigi Soreca, e dinė mirė lojėn e politikanėve shqiptarė. Ata bėjnė sikur u besojnė. Pse? Janė tė bindur se fundi  kėsaj klase politike ėshtė  i afėrt. Do tė doja t’i thoshja tė nderuarės ambasadore tė durojė edhe pak kohė zvarritjet dhe gėnjeshtrat e tyre ,sepse ju keni nė dorė ēelėsin e artė pėr ta parė tė zbatuar Reformėn nė Drejtėsi.  Ky ēelės i takon  zgjedhjeve tė vitit 2021 pėr Kuvendin Popullor. Po tė nguli kėmbė SHBA dhe Europa e Bashkuar qė Kuvendi ekzistues me ligj tė sanksionojė qė asnjė kandidat pėr zgjedhjet e vitit 2021 nuk do tė ketė tė drejtė tė konkurrojė pa kaluar nė procesin e vetingut, automatikisht shumica e mashtruesve me kollaro dhe kėmisha tė bardha ose nuk kanė pėr ta kaluar klasėn ose nuk kanė pėr tė kandiduar fare. Europa e Bashkuar kėtė kusht mund t’ia kėrkojė Shqipėrisė qė kėtė shtator kur pritet se ka pėr tė diskuatuar pėr hapjen e negociatave.
                 Duke patur njė Kuvend  dhe qeveri pa politikanė tė korruptuar, ju keni pėr t’u lehtėsuar, keni pėr t’u qetėsuar dhe gėzuar, sepse pastruat Shqipėrinė nga barėrat e kėqia. Do tė keni tė drejtė tė ndiheni krenare. Mos e harroni, mbarė populli do t’ju nderojė dhe dojė mė shumė. Amerikėn ne e kemi nė zemėr. Jo mė kot. Kujto Presidentin Willson. Mos harro edhe Presidentin Klinton. Ishte Amerika ajo qė ēliroi Kosovėn. Edhe ajo ėshtė Shqipėri.
                  Po e mbyll kėtė shkrim me vetingun. Edhe deputetėt, edhe ministrat apo kryeministrat e ardhshėm, nė ēdo dy vjet do tė jetė mirė tė ritestohen sėrish nga Komisioni Hetimor i Vetingut. Tė pėrfshihen nė tė edhe juristė tė huaj. Jo se nuk kemi besim te specialistėt tanė, jo. Duke qenė Shqipėria  vend i vogėl njerėzit lidhen me njeri tjetrin, pėrveē simpative partiake, edhe pėrmes shumė  fijeve tė padukshme. Prezenca e juristėve tė huaj ka pėr t’ua lehtėsuar shumė ngarkesėn morale dhe psikologjike gjyqtarėve ose prokurorėve shqiptarė. Nė fund tė fundit, deri sa Europa  po na fut nė gjirin e saj, duhet tė jetė e sigurtė pėr pastėrtinė e figurave tė politikės sė Shqipėrisė si antare e re e Bashkimit Europian. Atėhere ka pėr t’u fashitur cilėsimi, SHQIPĖRIA SHTET I KORRUPTUAR.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button