Politika

Prishja e teatrit, reagon Meta: Një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas prishjes së Teatrit Kombëtar duke konsideruar si “një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet”. “Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.
Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.
KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM” shkruan zoti Meta në Facebook ndërsa sjell dhe videon e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti President, se pari ishte nje fyerje dhe ofendim i madh per shqiperin dhe shqiptaret, qe regjimi i Enver Hoxhes karakatininen qe ndertuan fashistet italjan ne vitin 41 per tu argetuar oficeret dhe ushtaret italjan me prostitutat italjane dhe shqiptare, ne vend qe tja vinte ruspen qe e 1945 kasaj ngrhine, per munges fondesh e adoptoi ne teater kombetar. ky veprim ishte skandal i kohes se diktatures enveriste.
    Duke qene nje ngrehine e tille, artistet e medhenj te kalibrit boteror qe, shumica srojne me, pamvaresisht se skishte asnje kusht, as per dimer dhe as per vere sepse punuan ne kushte mizerable, e lidhen jeten jo, me godinen por, me artin dhe kulturen, per ti dhene popullit shqiptar, dije, kulture, edukim dhe argetim permes interpretimit te kryeveprave boterore dhe te dramaturgeve tane.
    Zoti president,me ardhjen e demokracise ka patur disa here debate te shembet teatri i vjeter dhe te ndertohet nje teater i ri kombetar. por polemikat pozit opozit e kane frenuar, kete edini mre edhe ju qekiniqen dakord ne 2007 ne qevrin berisha, por tani, beni sikur u prish butrini, apo muzeu Onufri,vetem per kapital politik.
    Ne 2007 qeveria berisha beri nje projekt per prishjen e teatrit dhe ndertimin e nje teatri te ri, por si shume gjera te tjera edhe kete e la ne sirtar.
    Ajo qe na cudit esht fakti qe opozita e sotme, dhe bashke me ta edhe ju zoti Meta, jini hedhur ne sul politik, vetem e vetem te beni sa me shume qytere te pakenaqur qe opozita, ku ben pjes edhe bahkeshortja tuaj , si krytare e LSI, kerkoni te rezoni qeverin Rama, per te mare sa pare pushtetin e humbur.
    Ne vend qe te gezohen qe, ky teater bashkohor qe i ben nder SHqiperis, esht mare persiper te ndertohet nga qeveria Rama apo bashkia e Tiranes me taksat e shqiptareve, ilir Meta bashkohet me te ashtuquajturen shoqata e mbrojtjes te teatrit PD, LSI e disa particka dhe
    e bejne kauz politike, jo se u dhimbset shembja e kesaj ngrehine, por duan kredite politike.
    Ne emigrantet jasht Atdheut na gezon cdo haritje dhe ndryshim pozitiv qe behet ne vendin tone, si cish stadjumi Arena ne kryeqtet, ne SHkoder, Elbasan dhe ndryshimet ne qytetet e vendit tone. Kete desherojme edhe per ndertimin e teatrit te ri sa me pare, qe ata artiste qe sot protestojne dote jen te lumtur se dote te interpretojne drama e komedi ne kushte bashkekohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button