Kronika

Bullgaria dhuron kostume mbrojtëse shumë përdorimshe për personelit mjekësor

Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë Momchil Raychevski në pranin e zëvendës ministres së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Mira Rakacolli, drejtorit të përgjithshëm të Qendrës universitare spitalore dhe mjekë dorëzoi sot më 20 maj 2020, 300 kostume mbrojtëse për përdorim të shumëhershëm, syza dhe helmete mbrojtëse për personelin mjekësor në vijën e parë në luftën kundër Kovid-19 në Republikën e Shqipërisë. Përdorimi i këtyre 300 kostumeve barazohet me përdorimin e 15 mijë kostumeve të zakonshme për përdorim të njëhershëm. Dhurimi është nga shteti bullgar me angazhimin personal të zëvendës kryeministrit dhe ministre e punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva.

Ambasadori Raychevski vuri në dukje se pandemia COVID-19 është një krizë globale shëndetësore, lufta kundër së cilës prek të gjitha sektorët e jetës ekonomike dhe shoqërore dhe shkakton pasoja serioze për çdo shoqëri. „Sipas motos sonë kombëtare “Bashkimi bën fuqinë” ne besojmë fortë se e vetmja mënyrë për përballim të suksesshëm të pasojave nga pandemia është përmes bashkimit dhe solidaritetit. Bullgaria gjithnjë i ka zhvilluar marrëdhëniet e veta me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të rajonit përmes prizmit të miqësisë së sinqertë, bashkëpunimit dhe partneritetit. Në vijim të politikës bullgare për mbështetje për zhvillim dhe me iniciativë të zëvendës kryeministrit dhe ministre e punëve të jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, qeveria bullgare siguron kostume mbrojtëse për personelin mjekësor në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në shtete të tjera në rajon edhe pse edhe Bullgaria po kështu është prekur seriozisht nga pandemia dhe kërkesa për mjete mbrojtëse për personalin mjekësor është e madhe.

Ambasadori Raychevski rikujtoi fjalën e urtë popullore “Miku i mirë njihet në ditë të vështira“ duke përmendur mbështetjen e Bullgarisë për Shqipërinë për përballimin e fatkeqësive natyrore vitet e fundit, ndihmën financiere për rindërtimin pas tërmeteve gjatë qershorit, shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019 si edhe pjesëmarrjen në Konferencën e donatorëve në Bruksel.

Ambasadori bullgar shprehu solidaritetin dhe falënderimet e tij të sinqerta për mjekët dhe personelin mjekësor shqiptar që janë në vijën e parë të luftës me virusin e pabesë.

Kostumet janë projektuar dhe përgatitur nga prodhues bullgarë në përputhje me standardet më të larta të BE-së. Stofi i kostumeve mbrojtëse përmban një membranë speciale, që është provuar se garanton mbrojtje më të sigurt për shumë kohë kundër COVID-19. Firma prodhuese është ndër pak ndërmarrjet në BE që prodhojnë veshje të tilla dhe produktet e saj eksportohen në shumë shtete anëtare të BE- së.

Për më shumë informacion mund të na kontaktoni në e-mail: embassy.tirana@mfa.bg

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button