Kronika

Emrat/ OFL ‘zbarkon’ në Fier, kush janë 4 personat që duhet të justifikojnë pasurinë dhe akuzohen për drogë

Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 personave në qytetin e Fierit.
Mësohet se personat që tashmë do u duhet të justifikojnë pasurinë e tyre janë – Fredi Genica, banues në Fier, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me burg për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”; – Sokol Murati., banues në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprës penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”; – Fatmir Kajolli., banues në Fier, pasi Gjykata Penale e Romës, Itali, ka vendosur dënimin e tij për veprën penale “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”, ndërsa Gjykata Penale e Milanos, Itali, e ka dënuar për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe shkelja e ligjit për narkotikët”; si dhe – Sokol Genica., banues në Fier, i arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i OFL:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Fredi Genica., banues në Fier, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me burg për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”;

– Sokol Murati M., banues në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprës penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”;

– Fatmir  Kajolli., banues në Fier, pasi Gjykata Penale e Romës, Itali, ka vendosur dënimin e tij për veprën penale “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”, ndërsa Gjykata Penale e Milanos, Itali, e ka dënuar për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe shkelja e ligjit për narkotikët”;

– Sokol Genica., banues në Fier, i arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button