Home / Politika / Pas takimit me opozitën/ Meta: Teatri provokim për demokracinë! Opozita e Bashkuar të kthehet në Këshillin Politik për të…

Pas takimit me opozitën/ Meta: Teatri provokim për demokracinë! Opozita e Bashkuar të kthehet në Këshillin Politik për të…

Presidenti Ilir Meta ashtu siç u njoftua dje zhvilloi sot takimin me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, i cili përfundoi pak më parë. Në një njoftim nga Presidenca mësohet se Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

“Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, thuhet në njoftim. Ndersa Basha tha se “Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve”.

Ndërkohë mësohet se pak më parë ka mbaruar dhe një takim i ambasadores amerikane Yuri Kim me këshilltarët e presidentit Meta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: