Kronika

Pesë raste të reja, 13 të shëruar; 80% e të prekurve janë shëruar

Janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë, përkatësisht tre në Durrës dhe nga një rast në Tiranë e Krujë.

Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren. Listës të të shëruarve I janë shtuar edhe 13 persona.
Deri më sot janë kryer mbi 13,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës e Krujë.

Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button