Politika

Rama: Plani i ri kombëtar i rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeverie tij po përgatit planin e ri kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale. “Shumë shpejt do të paraqesim planin e ri kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale me qëllim që 4 mujori i fundit të këtij viti të kthejë normalitetin e të ardhurave për familjet, ekonominë dhe shtetit” tha të dielën zoti Rama nëpërmjet një komunikimi me Facebook. Ai shprehu shpresën se viti i ardhshëm të shënojë një kapërcim të ri përpara falë paketës së re tërësore të këtij plani të ri kombëtar.

Zoti Rama komunikoi edhe masat e reja pas 1 qershorit për të shpangur përhapjen e koronavirusit. Ai njoftoi se nga 1 qershori do të hapen plazhet vetëm për hotelet që presin turistë. Ndërsa nga 10 qershori plazhet do të hapen për në të gjithë vendin.
Pritet që java e ardhshme do të jetë e fundit me orar shtetrrethimi, por e shtuna dhe e diela do të jetë sërish e mbyllur për lëvizjen e automjeteve edhe për të paktën dy javë. Në qershor do të rihapet transporti publik në të gjithë vendin. Ndërkaq kryeministri njoftoi se nga tetori në mars do të ketë çdo fundjavë, ndalim qarkullimi për makinat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button