Home / Bota / 164 punëtorë infektohen me koronavirus, mbyllet miniera më e thellë e arit në botë

164 punëtorë infektohen me koronavirus, mbyllet miniera më e thellë e arit në botë

Fill pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, miniera më e thellë e arit në botë, Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka pezulluar punën.
Ndonëse puna në minierë funksionoi me një kapacitet rreth 50%, pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngiten shqetësimin mbi sigurinë e tyre, ndërsa shumica rezultuan pozitivë.
BBC shkruan se sipas pronarëve të minierës, të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë futur në izolim.
Në Afrikën e Jugut 21,343 persona që kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: