Home / Ekonomia / Thirrja e dytë në IPARD II/ 371 aplikime me vlerë investimi 82,4 milionë euro

Thirrja e dytë në IPARD II/ 371 aplikime me vlerë investimi 82,4 milionë euro

Në thirrjen e dytë të Programit IPARD II kanë aplikuar 371 fermerë e agropërpunues, me një vlerë totale investimi të projekteve të tyre, në shumën e 82,4 milionë eurove.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bën të ditur se, numri më i  madh i aplikimeve është për Masën 1: “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore”, me fokus të veçantë në sektorët e qumështit, mishit, frutave, perimeve dhe vreshtave.

Në Masën 1 kanë aplikuar rreth 148 fermerë dhe agropërpunues, me një vlerë totale të projekteve të investimit që kap shumën e 23,25 milionë eurove, njofton AZHBR.

Sipas statistikave zyrtare të AZHBR-së, në Masa 3 “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: qumështi dhe përpunimi i qumështit, përpunimi i mishit, përpunimi i frutave dhe perimeve, vera, në thirrjen e dytë të programit IPARD II kanë ardhur 93 aplikime me vlerë 34,53 milionë euro.

AZHBR bën të ditur se, një interes të shtuar po marrin investimet në agroturizëm.

Në Masën 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: sigurimi dhe prodhimi i bimëve mjekësore dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve; numri i aplikantëve ka shënuar 130 dhe vlera totale e investimeve kap shumën e 24,62 milionë euro.

Programi IPARD II, i financuar nga BE dhe qeveria shqiptare, mbështet nga 50% deri në 70% të vlerës së investimit të projekteve, në sektorët e cituar më lartë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: