Bota

“The New York Times”: Trumpi planifikon tërheqjen e plotë nga Afganistani

Media amerikane ka hedhur pretendimin se Presidenti Donald Trump është duke planifikuar tërheqjen e plotë të trupave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani.

Sipas një artikulli të gazetës “The New York Times”, autoritetet ushtarake do t’i japin Presidentit Trump një brifing në lidhje me tërheqjen nga vendi në fjalë.

Në këtë artikull theksohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë do që tërheqja nga Afganistani të përfundojë përpara zgjedhjeve presidenciale të muajin nëntor, mirëpo Pentagoni (Departamenti i Mbrojtjes) do të sugjerojë një tërheqje më të ngadaltë dhe më të planifikuar.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, në përgjigje të pyetjeve mbi këtë çështje, u mjaftua të thotë vetëm se në bazë të marrëveshjes që SHBA-ja arriti me Talibanin gjatë muajve të kaluar, vazhdon plani i reduktimit të numrit të ushtarëve amerikanë në Afganistan në 8.600 trupa deri në muajin korrik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button