roze

Sekreti i syzeve të Bono Vox

bonovoxPrej 20 vitesh syzet e diellit janë shndërruar në pjesë e pashkëputur e pamjes së tij, por vetëm së fundmi, Bono Vox, këngëtari i bandës irlandeze të muzikës rock, U2 rrëfen të vërtetën e tyre.

Në një emision britanik të Graham Norton, Bono tha se duhet të mbajë syzet për t’u mbrojtur nga drita.

“Vuaj nga glaukoma prej 20 vitesh. Për momentin jam duke ndjekur kurën e duhur dhe nuk do të kem probleme. Por mjekët më kanë këshilluar prej kohësh që duhet të mbrohem nga drita, edhe natën”, deklaroi ai duke shtuar me shaka se “tani e tutje sa herë të përmendet emri i tij njerëzit do thonë; sa keq, do verbohet”.

Glaukomë quhet një grup çrregullimesh okulare që në disa raste, nëse lihen pas dore dhe nuk trajtohen në kohë, mund të çojnë në humbje të plot të shikimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button