Politika

Basha takim me punonjës të biznesit fason në Fushë-Krujë: Mungesë e mbështetjes gjatë pandemisë

“Shqiptarët sot po përballen me mungesën e ndihmës së qeverisë të premtuar gjatë pandemisë”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një takim me punonjës së fasonerive në Fushë-Krujë.

Në takim më punonjës të fasonërive në Fushë-Krujë, Basha tha se “shqiptarët në çdo cep të vendit po përballen sot me mungesën e ndihmës së qeverisë të premtuar gjatë pandemisë. Premtime boshe nga një njeri i dështuar. Më shumë varfëri dhe papunësi për qytetarët ndërkohë që lekët e tyre Edi Rama i ndan me një grusht oligarkësh”.

“Punonjës dhe drejtues të disa fasonerive në Fushë-Krujë më folën për hallet e tyre të lidhura me mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga qeveria gjatë pandemisë. Paga e premtuar nga Edi Rama është një tjetër dështim i tij të cilën shumica e punonjësve nuk e ka marrë. Pronarët janë detyruar të largojnë punonjësit nga puna ndërsa e ardhmja e afërt duket e zymtë për ta, pasi mungesa e ndihmës ekonomike po e çon biznesin e fasonerisë drejt mbylljes”, tha ai.

“Sikur të paguante pagën minimale për këtë kategori punonjësish buxhetit të shtetit do t’i kushtonte 25 milionë euro”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button