Ekonomia

Tabaku: 30 milionë euro kredi për ndërtimin e teatrit, Veliaj të hetohet për shkelje ligjore

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar sot një vendim të Bashkisë së Tiranës, duke deklaruar se bashkia do të marrë 30 milionë lekë borxh te institucionet ndërkombëtare për të ngritur teatrin e ri.

Tabaku tha se Veliaj është njeriu që duhet të largohet një orë e më parë dhe duhet të  hetohet, pasi po merr borxh në kurriz të shqiptarëve.

“Pafytyrësia e një regjimi që pasi na la pa një godinë historike do marrë 30 mln euro borxh nga institucione ndërkombëtare për të kënaqur Veliajn dhe ëndrrat e tyre për pushtet dhe parà në kurrizin e shqiptarëve. Veliaj, njeriu që duhet të largohet një orë e më parë nga kryebashkiak për t’u hetuar nga Prokuroria për shkeljet ligjore sot kërkon të fusë në borxh gjithë Shqipërinë”, tha ajo.

Tabaku tha se kjo shkresë është dëshmi e shtetit antishqiptar dhe oligarkik.

“Pa leje, pa rregulla, në shkelje të Kushtetutës, në kundërshtim me çdo normë e parim demokratik, pa fonde me sy e mendje të errësuar si e si për të pasur miliona euro dhe kullat në qendër janë të gatshëm për të vepruar me çdo mënyrë””, tha ajo.

.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button