Kryeartikull

Duhet marrë seriozisht si hall i Lulzim Bashës

Nga Mero Baze

E gjitha çfarë duket si idiotësi e Çlirim Pekës, rreth fantazisë së tij për bisedën mes Bashës dhe ambasadores amerikane, në fakt tregon se çfarë është në të vërtetë Lulzim Basha. Nuk kanë rëndësi detajet qesharake të rrëfimit të një mitomani që shërben në familjen e pistë të Sali Berishës.

E rëndësishme është të kuptohet nevoja që ka Lulzim Basha të gënjejë së pari Berishët për atë që po ndodh dhe së dyti ta vendosë këtë në gojën e një njeriu qesharak, që nuk merret seriozisht në asnjë rast.

Ndaj kjo histori e Çlirim Pekës mund të merret me të qeshur kur flasim për të, por duhet marrë seriozisht si hall i Lulzim Bashës nëse e shikojmë të plotë historinë.

Lulzim Basha ka pranuar fillimisht draftin e OSBE/ODIHR, që ja kanë vënë para ambasadorja e SHBA dhe ai i Bashkimit Europian. Më pas kur Berishët kanë ulëritur dhe e kanë quajtur “thikë pas shpine” për Partinë Demokratike, ai është detyruar si ata fëmijët që gënjejnë prindërit për detyrat e shtëpisë, duke u shpikur trimërinë e tij në ambasadë për Berishët dhe duke shpikur për amabsadorët gënjeshtrën se nuk e ka kuptuar mirë tekstin kur e ka firmosur para tyre.

I është dashur të shpikë dhe gënjeshtra të tjera. I është dashur të shpikë që aleatët nuk e pranojnë marrëveshjen se duan protesta, ndërkohë që aleatët nuk dinë asgjë se çfarë ka bërë ndërkohë Lulzim Basha dhe më së paku duan protesta.

Dhe mes këtyre gënjeshtrave shkëlqen natyrisht gënjeshtra që vuri në gojë të Çlirimit.

Prandaj kur diskutini për këtë episod qesharak, kur përpiqeni të përktheni nëse ajo që tha amabsadorja Kim është e “pakuptimtë” apo “broçkulla” më shqip, kini parasysh Lulzimin dhe jo Çlirimin.

Dhe kjo është një vijë sjellje e tij për gjithë jetën e tij poltike. Ai thjesht gënjen sipas hallit që ka. Kur ka hall me ambasadorët thotë nuk e kuptova mirë, kur ka hall me Berishët thotë “ua theva turinjtë ambasadorëve”, kur ka hall me PD-në u thotë “do bëjmë protesta”, kur ka hall me karrigen e tij, thotë “do bashkojmë PD”, kur ka hall me humbjet thotë “mi vodhën votat” etj.

Ndaj mos u përpiqni të kuptoni sa budalla është Çlirim Peka. Ai është zgjedhur si budalla të thotë gënjeshtrën e Lulzimit, pasi nuk kishte kush ta thoshte tjetër. Në fakt Lulit ai i ka mbetur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button