Home / Bota / Tjetër ish-zyrtar i Pentagonit kundër kërcënimit të Trump

Tjetër ish-zyrtar i Pentagonit kundër kërcënimit të Trump

Ish-shefi i shtabit ushtarak, Gjenerali Martin Dempsey, tha për Radion Publike Kombëtare se deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë ishte tepër shqetësuese dhe e rrezikshme.

“Angazhimi i ushtrisë për të dominuar dhe shtypur, ato që në shumicën e rasteve janë protesta paqësore dhe në pak raste të kthyera të dhunshme, është shumë e rrezikshme për mua”, theksoi ai.

Kërcënimi i Trump është kundërshtuar e dënuar edhe nga ish-kreu Pentagonit, Jim Mattis dhe madje drejtuesi aktual i departamentit të Mbrojtjes, Mark Esper. Megjithatë policia ka dëgjuar thirrjet e Trump për të dominuar manifestimet. Video të shumta të brutalitetit policor janë bërë virale në internet dhe kanë shokuar opinionin publik në SHBA.

Leave a Reply

%d bloggers like this: