Politika

Marrëveshja/ Reagon Rama: PD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. Bujrum, si ta duan ata

Kryeministri Rama ka reaguar në Twitter pas arritjes së dakordësisë mbi administratën zgjedhore. Përmes ironisë ai thotë se opozita në fund ka pranuar Kodin Zgjedhor sic ishte, por sipas tij rëndësi ka që u bë sic ata e deshën. Këshilli politik arrin dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ.  Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.  Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

STATUSI I PLOTE

Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”?Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata?
Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë✌️ ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve?BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave????Ah po, mbaroi edhe revolucioni?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button