Home / Bota / Të hapen kufijtë! Komisioni Europian e kërkon brenda qershorit

Të hapen kufijtë! Komisioni Europian e kërkon brenda qershorit

Komisioni Evropian i ka kërkuar të gjithë vendeve anëtare të heqin kufizimet kufitare deri në fund të qershorit, tha komisionerja për çështjet e brendshme, Ylva Johansson duke shtuar se situata e shkaktuar nga pandemia po përmirësohej shpejt në shumë vende.
“Ne po i afrohemi një situate ku duhet të heqim të gjitha kufizimet e brendshme kufitare dhe kontrolleve po ashtu”, tha Johansson duke folur në prag të videokonferencës së ministrave të brendshëm evropianë.

“Unë do të propozoj që vendet anëtare të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare sa më shpejt që të jetë e mundur dhe unë mendoj që një kohë e përshtatshme do të ishte fundi i qershorit”, tha ajo.

Ministrat e brendshëm të BE do të diskutojnë reagimin ndaj pandemisë Covid 19 në fushën e kontrolleve të kufijve të brendshëm dhe lëvizjes së lirë të njerëzve. Johansson tha se ishte shumë e gëzuar të shikonte që vendet e BE kanë filluar ti japin fund kontrolleve në kufi dhe të rihapin sërish zonën e udhëtimit të lirë, Shengen ndërkohë që përhapja e covid 19 po frenohet.

Ndërsa sezoni turistik veror po afrohet, disa vende, mes të cilëve Franca dhe Belgjika, kanë njoftuar rihapjen e kufijve, me më shumë vende të tjera, si gjermania, që do ta bëjnë këtë më 15 qershor. Italia ndërkohë i hapi kufijtë e saj të mërkurën. Por pavarësisht përpjekjeve për koordinim, lëvizjet janë vendosur në nivele kombëtare. Ndërkohë që nuk po flitet ende për një vendim për hapjen e kufijve të jashtëm të BE. Franca, Spanja dhe Italia janë mes vendeve më të goditura nga covid 19.

Leave a Reply

%d bloggers like this: