Home / Politika / Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Basha: Hap përpara për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Basha: Hap përpara për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

“Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’ua kthyer qeverisjen shqiptarëve”, deklaroi Basha pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Në emër të Opozitës së Bashkuar, Basha falënderoi aleatët dhe partnerët euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakordësisë për administrimin zgjedhor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: