Home / Ekonomia / Këshilli i Investimeve rekomandon paketë konkrete për tërheqjen e investimeve të huaja

Këshilli i Investimeve rekomandon paketë konkrete për tërheqjen e investimeve të huaja

Këshilli i Investimeve i ka drejtuar një sërë rekomandimesh Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në kuadër të rimëkëmbjes së ekonomisë pas situatës së krijuar prej infeksionit COVID-19.

Gjatë një takimi me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Këshilli i ka kërkuar ministres përfshirjen dhe ngritjen e një grupi pune teknik për të hartuar strategjinë kombëtare të rimëkëmbjes.

Në listën e rekomandimeve të KI, është edhe ndërtimi i një pakete konkrete për tërheqjen e investimeve të huaja, veçanërisht në ato zona që kanë potencial njerëzor dhe mungojnë vendet e punës.

Po ashtu është kërkuar një listë transparente me objekte industriale që nuk janë privatizuar ende, koordinim me diasporën dhe transparencë për planet e investimeve publike.

KI kërkoi edhe përshpejtim të zgjidhjeve të problemeve që lidhen me pronësinë.

“Kuadër ligjor dhe reformë fiskale, fokusi tek konsolidimi i Reformës në Drejtësi, politika fiskale që nxisin konkurrueshmërinë, politika aktive të tërheqjes së investimeve të huaj, shoqëruar me marketing, konsolidim i pronës, si edhe transparencë mbi koncensionet aktuale”, janë disa nga rekomandimet e KI.

KI i ka rekomanduar Ministrisë së Financave stimulim të konkurrueshmërisë së produkteve industriale dhe bujqësore “Made in Albania”.

Në nivel sektorial, u rekomanduan veprime prioritare konkrete në afat të shkurtër për mbështetje të sektorit të agropërpunimit, turizmit dhe inovacionit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: