Ekonomia

Më 15 qershor rinisin fluturimet me Greqinë, respektoni protokollet e rrepta ndaj COVID-19 nga 2 shtetet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi qytetarët se duke filluar nga data 15 qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë.

Vendimi i qeverive të të dy vendeve për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin e protokolleve të rrepta të sigurisë kundër COVID-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.

“Njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive”, thuhet në deklaratën e MIE.

Sipas MIE-s, Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”, thuhet më tej

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button